Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Aktuale

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Më: 14 maj 2025 Në ora: 00:23
Eliza Hoxha

Deputetja e Partise Demokratike të Kosovës  ka folur për ngërçin i cili është duke ndodhur gati një muaj në Kuvendin e Kosovës.

Nga kjo situatë e zgjatur presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ftuar liderët e partive  në një takim ditën e enjte, për këtë deputetje Eliza Hoxha ka thënë se kompetencat e saj janë të limituar për zgjedhjen situatës në Kuvend.

“Duhet të shohim se çfarë do të prodhoj ai takim edhe pse pavarësish asaj kompetencat e saj janë të limituar ne kuptimin në institim e zgjidhjes politike”.

Tutje Hoxha tha se është në dorën e Kurtit që nëse ai do me kryeneçësi ta shtyjë procesin me një person si Albulena Haxhiu, duhet t’i bëjë numrat.

“Le ta krijojë votat, ta krijojë shumicën e thjeshtë në Kuvend dhe ta shtyjë përpara zgjedhjen e Haxhiut, në të kundërtën do të duhej të kishte një mundësi të dytë dhe është dorën e partisë së tij që ta gjejnë dhe ta dinë se kush mund të jetë personi që mund ta bëjë këtë punë dhe duhet të dalim nga kjo situat sepse kemi punë për të bërë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat