Tahir – Beqa thotë se Osmani ka nisur fushatën, pasi pozita e saj nuk është e qëndrueshme

Aktuale

Tahir – Beqa thotë se Osmani ka nisur fushatën, pasi pozita e saj nuk është e qëndrueshme

Më: 16 maj 2025 Në ora: 23:20
Arta Tahiri-Beqa

Arta Tahiri-Beqa, politologe ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani ka filluar fushatën elektorale për përfaqësimin e vet.

Ajo thotë se pas dy viteve të para të qeverisë Kurti, ku kishte një raport të mirë, ajo tash ka filluar të përgatitet për një fushatë.

Tahiri-Beqa ka thënë se shenja e parë ka qenë në prezantimin vjetor të saj para Kuvendit dhe deklarimi i saj në Tiranë se nuk takohet me Vuçiqin.

“Kur presidentja e pa që pozita e saj nuk është e qëndrueshme për të marrë një mandat të dytë dhe duke njohur profilin e saj politik nuk besoj që do të pensionohet politikisht, do të ishte gabim, e sheh që nuk e ka më mbështetjen, nuk janë ato takimet miqësore..Kur e bëri prezantimin vjetor aty ka filluar hapi i parë i fushatës, kur thotë se nuk takohem me Vuçiqin del nuanca e dytë, e nuhas që ka edhe një nuacë elektorale”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat