Qehaja pret Qokun dhe Fetain – në fokus “One Stop Shop” për Jazhincën

Aktuale

Qehaja pret Qokun dhe Fetain – në fokus “One Stop Shop” për Jazhincën

Më: 20 maj 2025 Në ora: 19:35
Pamje nga takimi

Deputeti i VLEN-it Bekim Qoku dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai janë takuar me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut Florian Qehaja.

Qoku në rrjetin social thekson se takimi i sotëm ka qenë një kafe pune e zakonshme, por duke paralajmëruar se takimi i radhës do të jetë të mërkurën e 28 majit në vendkalimin kufitarë në Jazhicë ku edhe do të lëshohet në përdorim “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Një kafe pune e zakonshme midis legjislativit, ekzekutivit dhe diplomacisë.

Takimin e radhës e lamë të mërkurën e 28 majit, në vendkalimin kufitar të Jazhincës, ditën kur do të hapet One-Stop-Shopi me Republikën e Kosovës”, ka shkruar deputeti Bekim Qoku

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat