Edita Tahiri: Trump u quajt “Baba” në Samitin e NATO-s, por as Kosova as Shqipëria s’morën urimin e tij

Aktuale

Edita Tahiri: Trump u quajt “Baba” në Samitin e NATO-s, por as Kosova as Shqipëria s’morën urimin e tij

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2025 Në ora: 09:01
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar pas zhvillimeve në Samitin e NATO-s në Hagë, ku presidenti amerikan Donald Trump është quajtur “Baba” nga disa përfaqësues.

Ajo vuri në dukje se, pavarësisht këtij rikthimi të fuqishëm në skenën ndërkombëtare, as Kosova dhe as Shqipëria nuk kanë marrë urime nga Trump pas zgjedhjeve.

Postimi i plotë

Trumpi u quajte 'BABA' ne Samitin e NATO-s ne Hage - por as Kosova as Shqiperia nuk moren urimin e Trumpit pas zgjedhjeve, sepse Kosova s'ka Kryeminister, Shqiperia ka kryeminister por me zgjedhje te kontestuara.. ky realitet eshte alarmues per dyja shtetet, kur dihet se Amerika eshte aleati kryesor dhe shteti me i fuqishem i cili pas sulmeve ndaj Iranit riktheu supremacine ne bote.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat