Kurti i gëzohet marrëveshjes Ukrainë-KiE për Tribunal Special: S’mund të ketë pandëshkueshmëri

Aktuale

Kurti i gëzohet marrëveshjes Ukrainë-KiE për Tribunal Special: S’mund të ketë pandëshkueshmëri

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 12:12
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, e ka mirëpritur lajmin për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për themelimin e një Tribunali Special për Krimin e Agresionit.

Kurti ka thënë se ky është një moment histroik dhe se Kosova e mirëpret këtë hap të madh përpara për drejtësinë ndërkombëtare.

“Këshilli i Evropës dërgon një mesazh të qartë: sundimi i ligjit do të mbizotërojë mbi agresionin.

Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri”, ka shkruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat