Zemaj, Kurtit: Vetëm një kompani farmaceutike ka marrë mbi 70 milionë për furnizim me barna

Aktuale

Zemaj, Kurtit: Vetëm një kompani farmaceutike ka marrë mbi 70 milionë për furnizim me barna

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 17:56
Deputeti i betuar, Armend Zemaj

Deputeti i betuar, Armend Zemaj, ka folur për situatën e sotme ku kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk u përgjgij për mungesën e barnave.

“Barnat mungojnë, propaganda s’mungon”, ka shkrur Zemaj në Facebook.

“S’ka lidhje për Kurtin e Vitinë mungesa e barnave, më me rëndësi për ta është se vetëm një kompani farmaceutike, gjatë qeverisjes së tyre, ka marrë mbi 70 milionë euro për furnizime me barna nga lista esenciale”.

Zemaj tha se Kurti dhe qeveria po i mbulojnë me fjalë bosh dhe me sulme kritikët e tyre.

“Prandaj, kur skandalet dhe dështimet në shëndetësi dalin në pah, përpiqen t’i mbulojnë me fjalë boshe dhe sulme ndaj atyre që kritikojnë”.

“Të paaftë dhe të korruptuar”, ka përfunduar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat