Avokati Arianti Koci ka reaguar pas debateve të fundit në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit dhe mosvotimin për Dimal Bashën si kryeparlamentar.
Ai në një postim në Facebook, tregoi se pse nuk u votua Basha, derisa tha se kjo kuptohet lehtë, pasi asnjërës parti nuk po i konvenon formimi i Kuvendit.
Koci tha se me formimin e Kuvendit krijohen kushte për zgjedhje të reja, ku si pasojë të gjitha partitë kanë frikë nga rezultati.
“Prandaj, e kam thënë që në protestën e parë: të gjithë kanë faj.
Ka ardhë koha për ndryshime radikale në skenën tonë politike.
E këtë mund ta bëjmë ne, votuesit!”- shkroi ndër të tjera avokati, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Pse nuk u votua Dimali?
E thjeshtë.
Askujt nuk po i konvenon me u formu Kuvendi.
Krijohen kushtet për zgjedhje të reja.
Një parti e din që nuk e kalon pragun. E dyta e ka të njejtin rrezik. Të tjerat, kanë frikë nga rezultati.
Mbi të gjitha, shumë deputet nuk do ta shohin më kurrë Kuvendin.
Prandaj, e kam thënë që në protestën e parë: të gjithë kanë faj.
Ka ardhë koha për ndryshime radikale në skenën tonë politike.
E këtë mund ta bëjmë ne, votuesit!
Përndryshe, me këta deputet dhe politikanë, do të mbetet situata e njejtë: regres dhe shkatërrim i shtetit dhe shoqërisë.
Tani e tutje, fati i jonë është në duart tana. Në votën tanë!
Pa ndryshime në skenën politike, nuk ka zhvillim. Nuk ka prosperitet.
Nuk ka të ardhme.