“Shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel”, Lladrovci i reagon ashpër Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit

Aktuale

“Shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel”, Lladrovci i reagon ashpër Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit

Nga: A.SH Më: 27 gusht 2025 Në ora: 09:47
Ramiz Lladrovci

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se "deklaratat e Memli Kransiqit dhe Abelard Tahirit janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues”.

Lladrovci ka theksuar se qytetarët do të tregojnë forcën dhe moralin e tyre më 12 tetor, duke mbështetur qeverisjen e mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Ai e konsideron votën “Për Drenasin Kampion” një kundërshtim ndaj keqbërësve dhe fyerjeve ndaj komunitetit.

Postimi i Lladrovcit:

Drenasi është kampion i performancës komunale, vazhdojmë!

Deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues.

Pas fyerjes me “Dadën Razë”, dhe votimin “38% symbyllur” për qytetarët e Drenasit, tashmë, shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel.

Më 12 tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk e durojnë as fyerjen, e as nënçmimin.

Vota e qytetarëve “Për Drenasin Kampion”, është votë për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse, votë kundër bedelëve e keqbërësve. Drenasi është zemra e Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat