Hodaj: Organizata e OVL UÇK bëri mirë që nuk reagoi, pasi akuzohet për kërcënim ndaj kryeministrit

Aktuale

Hodaj: Organizata e OVL UÇK bëri mirë që nuk reagoi, pasi akuzohet për kërcënim ndaj kryeministrit

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 08:31
Taulant Hodaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është paraqitur të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar për rastin në të cilin Prokuroria i akuzon Faton Klinakun dhe Nuredin Selmanin për kanosjen e tij.

Lidhur me këtë, avokati Taulant Hodaj, ka thënë se OVL e UÇK-së bëri mirë që nuk reagoi, pasi akuzohet për kërcënim ndaj kryeministrit.

“Më mirë që nuk kanë reagu, nuk ja vlen me reagu kur Prokuroria ka konstatuar që ish-sekretari i tyre ka bërë kërcënim.

Mendoj që reagimin është dashtë me e ba me e dënu atë kërcënimin që e ka bërë ish-sekretari i vet”, tha Hodaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat