“Të drejtën e vetos së komunitetit serb...” Alarmon ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Vetëvrasje për pavarësinë e Kosovës

Aktuale

“Të drejtën e vetos së komunitetit serb...” Alarmon ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Vetëvrasje për pavarësinë e Kosovës

Nga: A.SH Më: 6 shtator 2025 Në ora: 08:35
Kadri Kryeziu

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër pas vendimit të kësaj gjykate për miratimin e masës së përkohshme të kërkuar nga Lista Serbe për konstituimin e Kuvendit.

Përmes një postimi, Kryeziu ka thënë se ky vendim i hap rrugën që komuniteti serb të ketë të drejtë vetoje në proceset më të rëndësishme shtetërore.

“Kam frikë që me këtë masë idiotike të përkohshme, Gjykata Kushtetuese është duke e përgatitur terrenin për ta shpallur si të ligjshme të drejtën e vetos së komunitetit serb mbi procesin më vital të funksionimit të shtetit,” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kam frikë që me këtë masë idiotike të përkohshme, Gjykata Kushtetuese është duke e përgatitur terrenin për ta shpallur si të ligjshme të drejtën e vetos së komunitetit serb mbi procesin më vital të funksionimit të shtetit.

Kjo është vetvrasje për pavarësinë faktike të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat