PSD hap fushatën zgjedhore në Prishtinë, Shahini: Çmimi i banimit është i papërballueshëm

Aktuale

PSD hap fushatën zgjedhore në Prishtinë, Shahini: Çmimi i banimit është i papërballueshëm

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 20:28
Besa Shahini

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini ka filluar fushatën zgjedhore.

Shahini thotë se nisi fushatën me 650 euro, duke shpenzuar 350 prej tyre për qira në një banesë në Prishtinë duke aluduar në çmimet e larta të banimit në kryeqytet, transmeton kp.

Shahini tha se do të aplikohet taksë për banesat e pashfrytëzuara në Prishtinë, pasi sipas saj kjo taksë e bënë më të levërditëse futjen e një banese në treg për qira apo shitje.

"Çmimi i banimit është i papërballueshëm, kemi planin për politika komunale që intervenojnë pikërisht këtu", tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat