Përse Guxo dhe LVV po garojnë me lista të ndara në Prishtinë? Flet Jeta Statovci

Aktuale

Përse Guxo dhe LVV po garojnë me lista të ndara në Prishtinë? Flet Jeta Statovci

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 23:05
Jeta Statovci

Deputetja e GP të LVV-së, Jeta Statovci, që është nënkryetare e partisë Guxo dhe njëherësh bartëse e listës për zgjedhjet lokale për komunën e Prishtinës, ka thënë se kanë dallime me partinë e deputetit Albin Kurti.

Ajo tha se ideologjikisht, njëra parti e identifikon veten si të qendrës së majtë, e tjetra e qendrës së majtë.

“Ka diferenca. Ideologjikisht, partia LVV i përket qendrës së majtë, kurse Guxo i përket qendrës së djathtë”, u shpreh ajo.

Ajo tha se në këto zgjedhje lokale të 12 tetorit, Guxo të garojë edhe me kandidatë për kryetarë, por edhe vetëm me lista për asambletë komunale.

Në rastet kur Guxo nuk ka kandidatë për kryetarë në ndonjë komunë, ata do të lobojnë për kandidatët e LVV-së. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat