Aksioni i dytë ‘Qielli i thyer’, shtatë persona të një grupi kriminal u kapën nga Prokuroria Speciale

Aktuale

Aksioni i dytë ‘Qielli i thyer’, shtatë persona të një grupi kriminal u kapën nga Prokuroria Speciale

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 13:02 Përditësuar në ora: 15:23 më 24.09.2025
Foto ilustrim

Operacioni “Qielli i Thyer”, arrestohen shtatë persona

Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen  e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të mërkurën është zhvilluar një operacion policor në regjionet e Prishtinës dhe Pejës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë në Facebook, ky aksion, i koduar me emrin “Qielli i Thyer”, është realizuar në 25 lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë:

638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë; Një ( 1 ) peshore për matjen e lëndëve narkotike; 11,065 euro para të gatshme; 34 automjete; Shtatë (7) armë zjarri; Dokumente personale me identitet të rremë; Pajisje elektronike; Dokumentacion i ndryshëm pronësor dhe financiar.

Operacioni është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë europiane Europol, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbesin të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar, duke synuar jo vetëm parandalimin, por edhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cënojnë ligjin dhe rendin.

Përgjimet në ‘SkyECC’ për trafikim droge e shpëlarje parash, së paku pesë të arrestuar sot në Kosovë

Aksioni policor kundër grupe kriminale të përfshirë në trafikim me drogë dhe pastrim parash. Operacioni është zhvilluar në plot lokacione në Kosovë në udhëheqje të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themeloren në Prishtinë.

Siç merr vesh media deri më tani janë arrestuar së paku pesë persona, të cilët dyshohen se kanë ndërlidhje me grupin e arrestuar para disa muajsh në aksionin ‘Qielli i thyer’.

Gjatë operacioni, janë sekuestruar dhe prova që do të shfrytëzohen si dëshmi gjatë procesit të hetimit të rastit.

Kujtojmë se shumica prej të dyshuarve të ngarkuar për këto vepra kanë të kaluar kriminale.

Rasti është hetuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Kujtojmë se në qershor janë arrestuar: Shemsi Bahtiri, Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Buçetaj, Erduan Ismajli, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Ylli Musliu, Safet Ljajic, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardian Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy.

Aksionin e sotëm e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të operacionit policor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat