Pak para zgjedhjeve, Lista Serbe sjell këngëtaren pro-ruse ‘Breskvica’ në një koncert në Mitrovicë

Aktuale

Pak para zgjedhjeve, Lista Serbe sjell këngëtaren pro-ruse ‘Breskvica’ në një koncert në Mitrovicë

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Lista Serbe ka planifikuar organizimin e një koncerti pak ditë para zgjedhjeve në sheshin e Mitrovicës së Veriut, pranë bustit të “Car Lazarit”.

Tëvë1 mëson se për këtë ngjarje është ftuar këngëtarja serbe me prirje pro-ruse, Andela Ignjatovic, e njohur me emrin artistik “Breskvica”, e cila do të interpretojë këngën nacionaliste “Foleja e Shqiponjës”, që përmban mesazhe për “rikthimin e Serbisë në Kosovë”.

Sipas burimeve pagesa për angazhimin e artistes është bërë nga Milan Radojiçiq, në koordinim me Listën Serbe.

Ndërkohë, Policia e Kosovës është duke monitoruar situatën, me qëllim që këngëtares në fjalë t’i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat