Nga Cyrihu në vendlindje – Bekim Zogaj kryen obligimin qytetar me krenari

Aktuale

Nga Cyrihu në vendlindje – Bekim Zogaj kryen obligimin qytetar me krenari

Nga: Dashnim Hebibi Më: 12 tetor 2025 Në ora: 13:18
Bekim Zogaj

Ish-arbitri i njohur i futbollit në Zvicër, Bekim Zogaj, i cili së fundmi është emëruar menaxher i gjyqtarëve elitarë në Federatën e Futbollit të Zvicrës, sot ka ushtruar të drejtën e votës në vendlindjen e tij.

Zogaj ka udhëtuar enkas për të votuar dhe, pas këtij veprimi simbolik, ai ka deklaruar me krenari:

“Këtu ku ka fillu krejtë, e kryva obligimin. Suksese të gjithëve!”

Ky gjest i tij tregon edhe një herë se mërgata shqiptare mbetet gjithmonë pranë atdheut, në çdo moment të rëndësishëm për vendin.

Bekim Zogaj njihet për atdhetarizmin, profesionalizmin dhe lidhjen e fortë me rrënjët e tij, duke qenë njëkohësisht shembull i miqësisë së qëndrueshme shqiptaro-zvicerane.

Ai jeton dhe vepron me familjen e tij në rrethinën e Cyrihut, ku gëzon respekt të madh si në fushën e sportit, ashtu edhe në jetën shoqërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat