"Do ta mësoni kur të zbres poshtë" - Konjufca flet nëse do jetë mandatar i ri për kryeministër

Aktuale

"Do ta mësoni kur të zbres poshtë" - Konjufca flet nëse do jetë mandatar i ri për kryeministër

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 12:31
Glauk Konjufca

Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, një ditë para afatit të fundit për mandatarin e ri për kryeministër të vendit.

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca nuk dha detaje derisa u pyet nga mediat nëse do të jetë ai mandatari i ri për kryeministër të vendit, transmeton KosovaPress.

"Do ta mësoni kur të zbres poshtë", tha shkurtimisht Konjufca.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës u konstituua me 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat