​Shfaqen fotografi të Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës në hotel, pas vrasjes së Liridona Ademaj

Aktuale

​Shfaqen fotografi të Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës në hotel, pas vrasjes së Liridona Ademaj

Më: 22 dhjetor 2025 Në ora: 12:04
​Shfaqen fotografi të Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës në hotel, pas vrasjes së Liridona Ademaj

"Fotografia numër 50 e cila është e siguruar, shihen Naim Mueseli së bashku me Kushtrim Kokallën se si hyjnë në hotel. Në orën 1:25:00, pas qëndrimit në polici të Naim Murselit. Vazhdojmë me fotografinë 51, e shohim në recepsion personin Kushtrim Kokalla.

Fotografia 52, po ashtu në recepsion të hotelit, e shohim personin Kushtrim Kokalla i cili bën një pagesë dhe shohim në duart e tij para. Këto tri fotografi i kemi nga Swiss Diamond", tha prokurorja.

Avokati i palës së dëmtuar, Leutrim Syla ka kërkuar sërish që të shfaqen pamjet ku shihen duke hyrë në dhomë Valon Lluka, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla.

"Mungon elaborimi kur hyjnë në dhomë, e në këto prova nuk mund të argumentojmë se kanë qëndruar në një dhomë, në hard disk na janë dorëzuar pamje ku shihen duke hyrë në dhomë Valon Lluka, Naim Mueseli dhe Kushtrim Kokalla.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat