“Lëpirësat e LDK-së, ia keni lëpirë gjakun ndër vite, a ju djeg ndërgjegjia nga vajzat e kolonel Tahir Zemajt”

Aktuale

“Lëpirësat e LDK-së, ia keni lëpirë gjakun ndër vite, a ju djeg ndërgjegjia nga vajzat e kolonel Tahir Zemajt”

Nga: H.O. Më: 4 janar 2026 Në ora: 20:46
Pamje nga vizita e sotme tek varri i kolonel Tahir Zemaj

Liridon Dajaku, vëllai i truprojës së presidentit Ibrahim Rugova, Besimit tashmë të ndjerë, ka reaguar nga vizitat e sotme të krerëve të LDK-së tek varri i kolonel Tahir Zemaj.

Varri i kolonelit pati sot shumë vizita me rastin e përvjetorit të tij të 23-të. Atë e vizituan edhe krerët e LDK-së, e njerëz të tjerë të kësaj partie.

Mirëpo, Liridon Dajaku i quajti ‘lëpirsa’, pasi sipas tij ata i kanë lëpirë gjakun ndër vite. Ai ka bashkangjitur edhe një deklarim të vajzave të kolonelit Zemaj, që kanë dhënë në një intervistë për ‘Bota sot’.

Intervistë e plotë mund ta lexoni këtu: 

Flasin vajzat e Kolonel Tahir Zemaj: Asnjëherë nuk patëm mbështetje nga bashkëluftëtarët, miqtë apo njerëzit që i konsideronim të afërt

Postimi i plotë:

Lepirësat e LDK-së, që sot paskan shkuar te varret e Kolonel Tahir Zemës për t’ia lëpirë emrin, ashtu siç ia kanë lëpirë gjakun ndër vite: a thu a i djeg naj troh ndërgjegjeja, kur ta lexojnë këtë copë letër të vajzave të Tahir Zemës:

"Asnjëherë nuk patëm mbështetje nga bashkëluftëtarët, miqtë apo njerëzit që i konsideronim të afërt.

Gjatë gjithë këtyre viteve nuk kemi ndjerë mbështetje nga bashkëluftëtarët, nga miqtë apo nga njerëzit që i konsideronim të afërt. Nuk pati asnjë thirrje, asnjë mesazh, asnjë pyetje të thjeshtë për të ditur si jemi apo si po e përballojmë barrën e kohës – vetëm heshtje e plotë. E vetmja mbështetje e vërtetë ka ardhur nga ana e familjes së nënës sime, dhe në veçanti nga daja im, Ademi, i cili për ne ka qenë si një baba. Ai dhe nëna ime kanë qenë shtyllat tona, zëri i kurajos dhe krahu që nuk u lodh kurrë. Në mungesë të gjithçkaje tjetër, ata na dhanë forcë, dinjitet dhe arsye për të vazhduar përpara. Përveç kësaj mbështetjeje morale, ne nuk kemi marrë kurrë asnjë ndihmë nga askush tjetër, as në aspektin financiar – asnjëherë. Asnjë dorë e zgjatur, asnjë interesim i sinqertë. Askush nuk u përpoq të dinte se çfarë kishte kaluar familja jonë, çfarë humbjesh kishte pësuar. Ne u lame në harresë, sikur historia jonë të mos kishte ekzistuar kurrë. Asnjë pronë, asnjë pasuri, asnjë ndihmë financiare nuk na është dhënë kurrë dhe edhe sot pensionin e babait nuk e marrim, një e drejtë minimale që do të duhej të ishte e garantuar, por që për ne ka mbetur vetëm një mungesë tjetër. Kjo është një dhimbje e heshtur që e kemi mbajtur me vete ndër vite – jo vetëm varfëri materiale, por edhe një padrejtësi e thellë, që dhemb më shumë se çdo mungesë tjetër. Ndonjëherë mungesa e mbështetjes flet më fort se çdo fjalë, dhe kjo heshtje, për fat të keq, ka qenë shoqëruesja jonë ndër vite."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat