Avdullah Hoti kritikon Vjosa Osmanin: U pa se nuk mund të vazhdoj në atë zyrë

Aktuale

Avdullah Hoti kritikon Vjosa Osmanin: U pa se nuk mund të vazhdoj në atë zyrë

Nga: H.O. Më: 5 mars 2026 Në ora: 22:29
Arkiv

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas vendimit të fundit të Vjosa Osmanit.

Hoti thotë se Presidentja Osmani ka vendosur të sfidojë institucionet duke proceduar amendamente në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Ironia është se po të ishte kandiduar nga shefi i saj, as ajo dhe as këta të tjerët nuk do ta kishin problem faktin që presidenti nuk zgjidhet nga populli”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, kur u pa qartë se nuk mund të vazhdojë më në atë zyrë, vendos të sfidojë institucionet duke proceduar amendamente në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Një përpjekje dëshpëruese dhe komike për të ndryshuar rregullat e lojës brenda orësh, vetëm për interesa personale.

Kjo nuk është reformë kushtetuese. Kjo është marrëzi politike.

Ironia është se po të ishte kandiduar nga shefi i saj, as ajo dhe as këta të tjerët nuk do ta kishin problem faktin që presidenti nuk zgjidhet nga populli. Atëherë Kushtetuta do të ishte “në rregull”, procedurat do të respektoheshin dhe askujt nuk do t’i shkonte mendja të improvizonte ndryshime kushtetuese brenda natës.

Kur Kushtetuta fillon të trajtohet si mjet për interesa të ngushta politike, atëherë problemi nuk është tek mënyra e zgjedhjes së presidentit, por tek mentaliteti i atyre që pushtetin e shohin si pronë personale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat