Lëshimi pe i Qeverisë së Kosovës për Ligjin për të Huajt, shefi i OSBE-së: Urime kryeministrit Kurti, Sorensenit e Oravit

Aktuale

Lëshimi pe i Qeverisë së Kosovës për Ligjin për të Huajt, shefi i OSBE-së: Urime kryeministrit Kurti, Sorensenit e Oravit

Më: 14 mars 2026 Në ora: 11:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, ka thënë se mirëpresin pajtimin e bërë sot në mes të Qeverisë së Kosovës dhe BE-së sa i përket implementimit të Ligjit për të Huajt dhe për Automjetet.

“Mirëpresim marrëveshjen për zbatimin e ardhshëm të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet – një hap i rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

McGurk ka uruar Kurtin, Sorensenin dhe Oravin për punën e tyre sa i përket arritjes së dakordimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat