Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Ashkın Bak, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe për aktivitetet e vazhdueshme të misionit në terren.
Po ashtu, u fol edhe për prioritetet kryesore të KFOR-it në periudhën e ardhshme, me theks në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.
Ulutash theksoi gjithashtu kontributin e gjatë të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj misionit.