​Rritet numri i pasagjerëve në "aeroportin Adem Jashari", bie ai i udhëtarëve “hekurudhorë”

Aktuale

​Rritet numri i pasagjerëve në "aeroportin Adem Jashari", bie ai i udhëtarëve “hekurudhorë”

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 15:15
Fotoilustrim

Mbi 475 mijë udhëtarë shfrytëzuan transportin ajror në Kosovë gjatë korrikut.

Agjencia e Statistikave njoftoi se krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ky numër u rrit për 3,8 për qind.

Gjatë korrikut 2026 u realizuan 3 mijë e 254 fluturime. Kjo paraqet rritje prej 4,5 për qind në nivel vjetor.

Të dhënat e ASK-së tregojnë rënie të numrit të udhëtarëve në transportin hekurudhor.

Në korrik, trenin e shfrytëzuan 7 mijë e 126 pasagjerë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shifra ra për 5,9 për qind.

Gjatë këtij muaji nuk u transportuan mallra përmes hekurudhës.

Rritje u regjistrua edhe në përdorimin e telefonisë fikse dhe mobile. E para kishte 70 mijë e 104 përdorues. Numri i tyre u rrit për 3,2 për qind. Trafiku i realizuar në këtë variant komunikimit arriti në 2 milionë e 318 mijë e 571 minuta. Kjo paraqet rritje prej 9,7 për qind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Ndërkaq, numri i përdoruesve me parapagim në telefoninë mobile arriti në 1 milion e 679 mijë e 450 përdorues me parapagim.

Kjo kategori, siç njofton ASK, shënoi rritje prej 3,55 për qind.

Numri i përdoruesve me kontratë arriti në 323 mijë e 728. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, kjo shifër u rrit për 1,37 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat