Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në platformën X, Terras ka vlerësuar se stabiliteti institucional në Kosovë duhet të shfrytëzohet për të avancuar reformat dhe për të nxitur rritjen ekonomike.
“Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Terras.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se, në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, synon ta intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e vendit, me qëllim të avancimit të rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit”, ka deklaruar Terras.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur procesi i integrimit evropian mbetet një prej objektivave kryesore të politikës së jashtme dhe agjendës institucionale të Kosovës