Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim menaxheren e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand, me të cilën diskutoi për agjendën legjislative, projektet që Banka Botërore po i mbështet në Kosovë dhe mundësitë për ta thelluar bashkëpunimin tonë.
Gjatë takimit vëmendje të veçantë i kushtua pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, e cila mbetet ende shumë e ulët.
Kryetarja Haxhiu tha se Banka Botërore ka qenë partnere e rëndësishme e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe institucional.
Duke e falënderuar znj. Megevand për mbështetjen e vazhdueshme, ajo shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar bashkëpunimin në funksion të reformave dhe investimeve që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë.