Xhevat Dajaku ngre alarmin pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ka dështuar ndërgjegjja shoqërore

Aktuale

Xhevat Dajaku ngre alarmin pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ka dështuar ndërgjegjja shoqërore

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2026 Në ora: 11:12
Xhevat Dajaku

Xhevat Dajaku ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar heshtjen shoqërore dhe mungesën e mbështetjes për familjet e viktimave.

Në reagimin e tij, Dajaku ka theksuar se në një shoqëri ku krimi gjen përkrahje, ndërsa zëri i viktimave nuk dëgjohet, nuk dështon vetëm drejtësia, por edhe ndërgjegjja e shoqërisë.

“Kur zëri i viktimës mbytet në heshtje, ndërsa krimi gjen përkrahje, atëherë nuk është vetëm drejtësia ajo që ka dështuar, por edhe ndërgjegjja e një shoqërie të tërë”, ka shkruar Dajaku.

Postimi i plotë:

Zëri i viktimës nuk dëgjohet, ndërsa zëri i krimit i tund sheshet, rrugët dhe shtetin!...

Familjeve të viktimave nuk ua zgjat dorën askush, ndërsa familjeve dhe familjarëve të kriminelëve u jepet forcë, ndihmë dhe përkrahje!...

Thirrja që nuk u dëgjua kurrë:

- Kush nuk është me viktimën, është me krimin!

Fatkeqësisht, sheshet heshtën, rrugët heshtën...

Në një shoqëri ku vriten patriotë, mësues, gazetarë e veprimtarë të devotshëm, mos u çuditni që vritet edhe zemra e kombit - Femra!

Dhe kur zëri i viktimës mbytet në heshtje, ndërsa krimi gjen përkrahje, atëherë nuk është vetëm drejtësia ajo që ka dështuar, por edhe ndërgjegjja e një shoqërie të tërë!

Ngushëllime juve botës së butë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat