Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, pas bllokimit të linjave ndërkufitare nga Serbia.
Kraki ka ngritur pikëpyetje për efektet e tregtisë së deritashme të energjisë, duke theksuar se Kosova ka blerë rrymë nga Serbia dhe, megjithatë, është përballur me mungesë të energjisë elektrike.
Ai ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi morale për vendimet dhe pasojat në sektorin energjetik, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbete pa rrymë.
Dy herë dështim. Dy herë gabim.
A mos ka ardhe koha me fillu me u mësu me përgjegjësinë morale si koncept edhe në politikën e Kosovës?
Sepse asnjë fajtor, asnjë përgjegjës pavarësisht çka ndodhë në këtë vend, seriozisht nuk shkon.