Gacaferi ironizon me Lushtakun: Për cilin Jakup e ki fjalën, apo për Jakupovskin që ia ke sharë nënën?

Aktuale

Gacaferi ironizon me Lushtakun: Për cilin Jakup e ki fjalën, apo për Jakupovskin që ia ke sharë nënën?

Nga: H.O. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 19:08
Sami Lushtaku

Anëtari i GUXO-s, Luan Gacaferi ka publikuar një reagim ironizues, përmes të cilit ka ngritur pikëpyetje se kujt i referohet një deklaratë e bërë ndaj një personi me emrin Jakup.

Përmes një postimi, Gacaferi shprehet se nuk e ka të qartë nëse bëhet fjalë për “bacin Jakupovski”, të cilit, sipas tij, ia kanë sharë nënën, apo për ndonjë person tjetër me emrin Jakup.

“Se nuk arrita ta kuptoj, a e ka ky fjalën për bacin Jakupovski që ia shante nënën, apo e ka fjalën për ndonjë Jakup tjetër!!”, ka shkruar Gacaferi.

Reagimi i tij është shoqëruar me ironi dhe lë të hapur pikëpyetjen se kujt i referohet konkretisht deklarata që ka nxitur këtë koment.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat