EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës mbajnë ushtrim të përbashkët për menaxhimin e trazirave

Aktuale

EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës mbajnë ushtrim të përbashkët për menaxhimin e trazirave

Nga: Bota sot Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 16:09
Pamje nga ushtrimi

EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre” në Kampin Vrelo, me fokus menaxhimin e turmave dhe kontrollin e trazirave.

Sipas njoftimit të EULEX-it, trajnimi kishte për qëllim forcimin e menaxhimit të rendit publik, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përmirësimin e gatishmërisë për reagim të përbashkët.

Ushtrimi u zhvillua në kuadër të mekanizmit trenivelësh të reagimit për sigurinë në Kosovë, ku bashkëpunojnë këto tri institucione.

EULEX-i ka theksuar se aktivitete të tilla kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, si dhe në mbrojtjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, transmeton Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat