Komandant Jashari e njofton presidenten Shiroka-Pula për arritjet e FSK-së

Aktuale

Komandant Jashari e njofton presidenten Shiroka-Pula për arritjet e FSK-së

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 13:27
Justina Shiroka-Pula dhe Bashkim Jashari

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në një takim presidenten e Republikës së Kosovës dhe njëherësh komandanten supreme të FSK-së, Justina Shiroka-Pula.

Gjatë takimit, bëhet e ditur se Jashari e njoftoi Shiroka-Pulën për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, procesin e zhvillimit dhe avancimit të saj, si dhe progresin e arritur në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale.

Me këtë rast, presidentes iu prezantua një përmbledhje e zhvillimit të FSK-së, duke përfshirë procesin e transformimit, modernizimin, ngritjen e kapaciteteve ushtarake, si dhe vizionin për zhvillimin e mëtejmë të forcës.

“Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi presidenten për vizitën dhe interesimin e saj për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së në përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat