Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të shënojë më 27 nëntor “Ditën e Forcës”, me dyer të hapura për të gjithë qytetarët.
Nga ora 10:00 deri në 13:30, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë kazermat e FSK-së në disa qytete dhe të shohin nga afër pajisjet, kapacitetet ushtarake dhe personelin, përcjell Bota sot.
Aktivitetet do të mbahen në kazermat në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.
Ndërsa, në kazermën “Adem Jashari” do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë, thuhet në njoftimin e FSK-së.