Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt sillet në Gjykatën e Pejës nën përcjelljen e Njësisë Speciale

Aktuale

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt sillet në Gjykatën e Pejës nën përcjelljen e Njësisë Speciale

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 13:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në Gjykatën Themelore në Pejë, nën përcjelljen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Seanca fillestare në gjyqin ndaj tij për kanosje, është paralajmëruar për në orën 13:00.

Gjykata Themelore në Pejë kishte njoftuar më herët se seanca e 12 nëntorit ishte shtyrë me kërkesë të avokatit Besnik Berisha, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, i cili kishte bërë të ditur se nuk kishte mundësi të merrte pjesë.

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së mendimeve të palëve të pranishme, gjykata kishte aprovuar shtyrjen e seancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat