Policia konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt, zbardhen dyshimet ndaj tyre

Aktuale

Policia konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt, zbardhen dyshimet ndaj tyre

Nga: A.SH. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 14:10
Arlinda Zekaj

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë ndaluar katër persona të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes së A. Z.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit të Shtetit, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore, përcjell Bota sot.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë, dy nga të ndaluarit, me inicialet N. S. dhe D. S., dyshohen për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.

Ndërkaq, dy personat e tjerë, M. P. dhe G. B., dyshohen për veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale që, sipas autoriteteve, mbështesin dyshimin e bazuar për përfshirjen e tyre në veprat penale për të cilat ngarkohen.

Prokurori i rastit ka nxjerrë gjithashtu aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të vrasjes.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do t’i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat