Rama shmangu takimin me Kurtin? Dosti publikon reagimin e ashpër

Aktuale

Rama shmangu takimin me Kurtin? Dosti publikon reagimin e ashpër

Nga: Armirë Shaqiri Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 08:31
Adriatik Dosti

Opinionisti Adriatik Dosti ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për mungesën e tij në aktivitetin mbarëkombëtar për Ditën e Alfabetit shqip në Manastir.

Në reagimin e tij, Dosti pretendon se Rama shmangu pjesëmarrjen për të mos u përballur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai e akuzon Ramën për shpërfillje të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në trevat e tjera shqiptare, duke rikujtuar edhe deklaratën e një studenti shqiptar: “Ti vjen këtu për të takuar kryeministrat dhe miqtë e tu, por kurrë nuk ke ardhur për të takuar shqiptarët.”

Shkrimi i plotë:

Si e doni ndryshe antishqiptarizmin e Ramës...

Rama braktisi aktivitetin mbarëkombëtar shqiptar në Maqedoni (në ditën përkujtimore të Alfabetit shqip në Manastir), për të cilin shkoi... vetëm e vetëm që të mos takohej me kryeministrin e Kosovës... Albin Kurtin

Vajti në Maqedoni, u takua me Mickoskin antishqiptar, me kllounin e tij A. Ahmetin, me zv.kryeministrin shqiptar që pjerdh po me një poc me maqedonasit, Bekim Salin.

Dhe kur duhej të qëndronte e të fliste në mbrëmjen e aktivitetit mbarëshqiptar në përkujtim të ditës së rëndësishme të Alfabetit shqip në Manastir, nuk qe i pranishëm.

Iku, e braktisi, e abandonoi dhe e injoroi atë... duke mos vajtur fare, ani pse deklaroi publikisht se pikërisht për këtë ngjarje po e vizitonte Maqedoninë

Dhe e dini pse?

Se në atë aktivitet do të ishte, sikurse ishte... dhe do të fliste, sikurse foli... e do të pritej mirë nga shqiptarët e shumtë në këtë aktivitet, sikurse edhe u prit... kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Dhe Rama nuk donte të përballej me të, as të fliste, as ta shikonte e as ta takonte atë e t'i jepte dorën etj., etj.

As nga shqipja në shqip Rama nuk pranon t'i shërbejë shqiptarizmit e ju flisni për bashkim kombëtar... për Shqipërinë që ka detyrime kushtetuese ndaj Kosovës... lëre më edhe për shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi e të Luginës së Preshevës e Bujanocit... të cilët i ka braktisur prej kohësh.

Pa folur për Çamërinë, të cilën sidomos para grekëve as që guxon ta zërë me gojë...

Pa hyrë te historia e gati mbi 2 milionë shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët pas vitit 1990, për arsye nga më të ndryshmet, por edhe të përzënë nga Atdheu i tyre, jetojnë e punojnë pothuajse në çdo cep të globit...

Dhe më së shumti janë krenaria jonë kombëtare.

...E që, për turpin e botës, shteti-amë i tyre pothuajse i ka braktisur fare.

Ndaj i tha mirë Ramës publikisht ai studenti shqiptar i Maqedonisë... Zotëri, ti vjen këtu e shkon kudo për të takuar veç kryeministrat e miqtë e tu... por kurrë s'ke ardhur një herë të vetme për të takuar shqiptarët.

No comment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat