Shiroka-Pula viziton për herë të parë FSK-në si komandante supreme

Aktuale

Shiroka-Pula viziton për herë të parë FSK-në si komandante supreme

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 10:29
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka realizuar sot vizitën e parë zyrtare në FSK që nga marrja e detyrës.

Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës është pritur me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjatë qëndrimit të saj në FSK, presidentja Shiroka-Pula po zhvillon gjithashtu një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Pas takimit nuk është paraparë konferencë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat