Opozita kërkon sqarime për lëndimin e ushtarit të FSK-së, debat mes deputetëve në Komision

Aktuale

Opozita kërkon sqarime për lëndimin e ushtarit të FSK-së, debat mes deputetëve në Komision

Nga: Bota sot Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 15:34
FSK

Deputetët e opozitës në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja për lëndimin e një ushtari, çka ka shkaktuar debat mes deputetëve.

Burim Ramadani (Aleanca) propozoi kërkesë me shkrim te ministri për kontroll dhe hetim të incidenteve të fundit, përfshirë nëse është përdorur municion me defekt, kush e ka blerë, kush e ka kontrolluar cilësinë dhe kush e autorizon përdorimin. Më pas tha se është kuptuar gabim dhe se donte vetëm të dinte nëse kontrollet e municionit e të pajisjeve bëhen rregullisht.

Sali Zyba (LVV) tha se komisioni mund të bëjë pyetje, por nuk mund t'i diktojë ministrisë se çfarë të bëjë. Rrahman Rama (PDK) vlerësoi se sqarimet janë të rëndësishme, pasi incidentet përsëriten, dhe se mirëmbajtja e cilësia e municionit trajtohen përmes procedurave standarde të FSK-së. Ganimete Musliu (PDK) e quajti kërkesën të arsyeshme. Kryetari i Komisionit, Mefail Bajqinovci, tha se lëndimet mund të ndodhin gjatë trajnimeve dhe se komisioni mund të pyesë ministrin e komandantin e FSK-së, por jo domosdoshmërisht përmes hetimit.

Sipas FSK-së, ushtari u lëndua më 23 nëntor gjatë një aktiviteti stërvitor në fushëpërvojën e Babaj të Bokës në Gjakovë, dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Drejtori i Ortopedisë në QKUK ka thënë se ai do t'i nënshtrohet nesër operacionit urgjent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat