Xhevat Dajaku ka kujtuar veprimtarin e LDK-së, Xhemail Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, në të cilin e ka cilësuar atë si “hero të demokracisë”.
Dajaku ka renditur arsyet për të cilat, sipas tij, u vra Mustafa, duke përmendur pengimin e demokracisë, pluralizmit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Ai ka kritikuar edhe heshtjen institucionale dhe shoqërore për rastin, duke kërkuar drejtësi për Mustafën dhe të gjithë ata që patën të njëjtin fat.
Postimi i plotë:
Xhemajl Mustafa – Hero i demokracisë
E vranë për ta penguar mendimin e lirë,
e vranë për ta errësuar shkëlqimin e vargut,
e vranë për ta mundur demokracinë,
e vranë për ta përmbysur pluralizmin,
e vranë për ta frikësuar qytetërimin,
e vranë për ta përgjakur lirinë,
e vranë për ta vazhduar luftën e komunizmit (shkuan e i thanë F. Hoxhës: „Ne jemi vazhdimësi e luftës suaj“, domethënë kundër Shaban Polluzhës).
Pra, e vranë për t'ia rritur numrin e viktimave në masakrën e Tivarit,
e vranë për t'ia shtuar numrin masakrave komuniste ndaj nacionalistëve, të cilët përjetuan terror në të dyja anët e kufirit...
E vranë që ta merrnin pushtetin me gjak,
e vranë për ta ndarë Mitrovicën,
e vranë për t'ia falur tokën Maqedonisë dhe Malit të Zi,
e vranë për ta penguar ndërtimin e shtetit.
Me rastin e përkujtimit të tij, heshti shteti, heshti shoqëria. Gati askush nuk kërkoi drejtësi, askush... Të gjithë faktorët relevantë qëndruan në anën e krimit, në anën e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.
Drejtësi për Xhemen dhe për të gjithë ata që patën fatin e tij!