“Nesër i nënshtrohet operacionit urgjent”, drejtori i Ortopedisë në QKUK jep detaje për gjendjen e ushtarit të FSK-së

Aktuale

“Nesër i nënshtrohet operacionit urgjent”, drejtori i Ortopedisë në QKUK jep detaje për gjendjen e ushtarit të FSK-së

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 13:25
Fotoilustrim

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës.

Lidhur me këtë rast, është deklaruar drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Xhavit Gashi.

“Ushtari i lënduar i FSK-së nesër i nënshtrohet operacionit urgjent.

Ka thyerje të brinjëve, lëndime në boshtin kurrizor dhe në pjesë të tjera të trupit”, ka deklaruar ai për KosovaLive në T7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat