Naser Rugova reagon ndaj etiketimit të LDK-së: Të ofendosh veprimtarët e vrarë kalon çdo kufi moral

Aktuale

Naser Rugova reagon ndaj etiketimit të LDK-së: Të ofendosh veprimtarët e vrarë kalon çdo kufi moral

Nga: A.SH. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 11:34
Naser Rugova

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ndaj etiketimit të kësaj partie dhe veprimtarëve të saj si bashkëpunëtorë të UDB-së.

Përmes një postimi në Facebook, Rugova ka thënë se dihet se kush ka bashkëpunuar me UDB-në, ndërsa ka kritikuar ashpër ofendimin e veprimtarëve dhe patriotëve të vrarë.

Ai ka vlerësuar se përdorimi i emrave të viktimave për etiketime të tilla kalon çdo kufi moral dhe njerëzor.

“Tanimë dihet mirë se kush ka bashkpunuar me UDB-në, me kënd janë miq dhe kujt i kanë shërbyer këta njerëz edhe pas lirisë së Kosovës. Disa e kanë pranuar vetë, disa të tjerëve po ju dalin faktet, do dalin edhe për plot të tjerë që kokorisen në studio televizive që kanë finansime të dyshimta.

Por të ofendosh veprimtarët dhe patriotët të vrarë tradhëtisht dhe të luhet me kufoma, kjo vërtetë kalon çdo kufi moral dhe njerëzor!

Vetëm sllavët - serbët e bëjnë këtë!”, shkruan ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat