“E di se kush ia ka vrarë babanë”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

Aktuale

“E di se kush ia ka vrarë babanë”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 11:35
Xhemail Mustafa- Xhavit Haliti- Besian Mustafa

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i është përgjigjur Xhavit Halitit, pasi ky i fundit deklaroi në një emision televiziv se “Besian Mustafa e di se kush ia ka vrarë babain”.

Para hyrjes në sallën e Kuvendit, Mustafa ka komentuar këtë deklaratë, duke thënë se familja e tij dhe i gjithë populli i Kosovës presin drejtësi për vrasjen e Xhemajl Mustafës nga gjykatat vendore dhe jo nga studiot televizive.

“Unë për vrasjen e babës dhe i gjithë populli i Kosovës kërkon e pret drejtësi nga gjykatat vendore e jo në studiot televizive, aq më pak nga z. Xhavit Haliti.

Ky është i vetmi koment”, ka thënë Mustafa para mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat