Në fshatin Negroc të Drenasit po përurohet sot lapidari i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Në ceremoninë e përurimit të lapidarit janë të pranishëm djali dhe vëllai i Krasniqit, si dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe figura tjera nga jeta publike.
Përurimi po bëhet në prag të festave të 28 Nëntorit, në mungesë të vetë Krasniqit, i cili ndodhet në Hagë.
Lapidari është vendosur në nderim të figurës dhe kontributit të Jakup Krasniqit në historinë e Kosovës.