​2301 studentë përfitojnë bursat elitare

Aktuale

​2301 studentë përfitojnë bursat elitare

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 16:31
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës publikoi listën zyrtare të përfituesve të bursës elitare.

Kjo ministri bëri të ditur se janë përzgjedhur gjithsej 2301 studentë.

Sipas këtij institucioni, për të mundësuar ekzekutimin e mjeteve financiare, studentët përfitues obligohen të regjistrohen paraprakisht si individë në Sistemin informativ të menaxhimit financiar të Kosovës (SIMFK), përmes platformës e-Kosova.

Minstria e Arsimit dhe e Shkencës njoftoi se kandidatët që kanë ankesa lidhur me rezultatet kanë të drejtë t’i parashtrojnë ato në afat prej 7 ditësh nga dita e shpalljes së listës në zyrën e arkivit, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat