Aksion i madh kundër krimit të organizuar, arrestohen tre persona dhe sekuestrohet pasuri mbi një milion euro

Aktuale

Aksion i madh kundër krimit të organizuar, arrestohen tre persona dhe sekuestrohet pasuri mbi një milion euro

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 14:02
Pamje nga aksioni i Policisë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një aksion kundër krimit të organizuar, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar dhe sekuestrimin e pasurisë në vlerë mbi një milion euro.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi, duke theksuar se lufta kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale po vazhdon pa kompromis, transmeton "Bota sot".

Sipas Sveçlës, tre personat e arrestuar dyshohen për përfshirje në veprat penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe shpëlarjes së parave.

Ai ka theksuar se institucionet e sigurisë mbeten të përkushtuara në identifikimin, hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale, pavarësisht formës dhe mënyrës së veprimtarisë së tyre.

“Çdo aktivitet kriminal që synon përfitimin e paligjshëm dhe cenon sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve do të përballet me zbatimin e ligjit”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve dhe lokacionet ku është zhvilluar aksioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat