Qeveria merr gjashtë vendime

Aktuale

Qeveria merr gjashtë vendime

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 16:48
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike. Ajo me këtë rast ka miratuar gjashtë vendime.

Vendimet e miratuara janë ndryshim-plotësim i Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028, emërimi i Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “drejtor ekzekutiv” në Inspektoratin Qendror të Punës.

Po ashtu, u miratua vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Komisionar për Gjuhët” në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Vendimi i pestë i miratuar është ai për korrigjimin e vendimit të Qeverisë Nr. 10/12, të datës 17 nëntor 2026.

Dhe vendimi i gjatë është ai për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve financiare për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa.­­­­­­

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat