E hëna, 30 nëntor, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë, me rastin e Ditës së Flamurit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
“Ju njoftojmë se, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, e hënë, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike”, thuhet në njoftim.
Në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës, 28 nëntori figuron si Ditë Memoriale.
Këtë vit, festa e 28 Nëntorit bie të shtunën.