Kuvendi i Republikës së Kosovës ka emëruar 15 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Shkencës, të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilët do të kenë mandat katërvjeçar.
Gjatë prezantimit të propozimit në Kuvend, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, theksoi rëndësinë e funksionalizimit të këtij institucioni në zhvillimin, koordinimin dhe avancimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në vend.
Çeku bëri të ditur se përbërja e re përfshin ekspertë nga fusha të ndryshme akademike dhe shkencore, duke synuar përfaqësimin e gjerë të institucioneve të dijes, fushave prioritare të shkencës dhe respektimin e parimit të përfaqësimit të balancuar gjinor.
Sipas ministrit, në përbërjen e re janë përfshirë edhe disa anëtarë nga Këshilli i kaluar, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë në punën e këtij institucioni.
15 anëtarët e emëruar dhe fushat që përfaqësojnë janë:
Aliriza Arenliu – Psikologji
Arbnora Dushi – Folkloristikë
Armond Daci – Farmakologji
Arven Syla – Energjetikë
Besnik Krasniqi – Ekonomi dhe Ndërmarrësi
Emine Kalaja-Hajdari – Histori
Fetah Podvorica – Elektrokimi
Ibrahim Krasniqi – Ekonomi dhe Menaxhim
Majlinda Bregasi – Gjuhësi
Mentor Alishani – Veterinari
Mihone Kerolli-Mustafa – Inxhinieri Mjedisore
Mimoza Ibrani – Telekomunikacion
Myzafere Krasniqi-Limani – Elektronikë
Tringa Dedi – Pedagogji
Valmir Krasniqi – Matematikë
Këshilli Kombëtar i Shkencës ka rol në zhvillimin dhe avancimin e kërkimit shkencor, si dhe në orientimin e politikave për zhvillimin e shkencës në Republikën e Kosovës.