Mbërrin Kurti në Pallatin e Brigadave, pritet nga kryeministri Rama

Aktuale

Mbërrin Kurti në Pallatin e Brigadave, pritet nga kryeministri Rama

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 10:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave homologun e tij, Albin Kurti. Vizita e tij vjen në kuadër të samitit të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mban punimet në kryeqytet me temën bosht: “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.

Sipas agjendës, mbërritja e liderëve është parashikuar në orën 10:00, ndërsa në orën 10:30 do të mbahen fjalët hyrëse nga kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Në këtë fazë janë parashikuar edhe prononcimet për mediat të përfaqësuesve pjesëmarrës.

Në orën 12:15 do të realizohet fotografia e përbashkët e liderëve, ndërsa në orën 12:30 Rama dhe Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat