Pacolli diskuton me ambasadorin e BE-së për projektet mjedisore dhe financimin përmes IPA-s

Aktuale

Pacolli diskuton me ambasadorin e BE-së për projektet mjedisore dhe financimin përmes IPA-s

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 22:39
Fitore Pacolli gjatë takimit me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schubel.

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schubel, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektet aktuale dhe mundësitë e reja të financimit përmes programit IPA.

Përmes një postimi, Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për mbështetjen që Bashkimi Evropian mund të ofrojë përmes programit IPA.

Ajo ka theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje në realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe ujërave, duke shprehur synimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

“Mbështetja e BE-së është shumë e rëndësishme për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe ujërave, ndaj synojmë ta zgjerojmë edhe më tej këtë bashkëpunim”, ka shkruar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat