Dita e Forcës, interesim i madh i qytetarëve në kazermën “Minatori” në Mitrovicë

Aktuale

Dita e Forcës, interesim i madh i qytetarëve në kazermën “Minatori” në Mitrovicë

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 14:11
Mitrovicë

Me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve, Dita e Forcës po shënohet edhe në kazermën “Minatori” në Mitrovicë.

Në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur”, qytetarët kanë mundësi të njihen nga afër me pajisjet ushtarake, kapacitetet dhe punën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ky aktivitet organizohet me qëllim të afrimit të ushtrisë me qytetarët dhe njohjes së tyre me zhvillimin e FSK-së.

Dita e Forcës, që shënohet çdo vit më 27 nëntor, po përcillet me aktivitete në të gjitha kazermat e FSK-së në vend.

Dyert e kazermave do të mbeten të hapura për qytetarët deri në orën 13:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat