Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë në vend dhe në rajon

Aktuale

Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë në vend dhe në rajon

Nga: Bota sot Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 12:27
Ushtria
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e “Ditës së Forcës”, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO për sigurinë në vend, në rajon dhe për paqen në botë. Në një postim, Haradinaj ka vlerësuar përkushtimin dhe vendosmërinë e ushtarëve të FSK-së, të cilët, sipas tij, janë në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe ruajtjes së paqes. “Dyert e hapura sot në FSK mundësojnë të kuptojmë më shumë për jetën ushtarake dhe sukseset e vajzave dhe djemve, ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim dhe vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes së lirisë së fituar me gjak dhe sakrificë dhe të ruajtjes së paqes”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka përfunduar mesazhin me urimin: “Urime ‘Dita e Forcës’, Kosovë!”
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat