Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor.
Përmes një postimi në Facebook, Basha ka theksuar se, pavarësisht dallimeve krahinore, fetare dhe bindjeve që mund të kenë shqiptarët, gjuha dhe flamuri mbeten të përjetshme.
“Na dallojnë krahinat nga vijmë dhe besimet që kemi. Dallojmë edhe në bindjet që kemi.
Krejt këto mund të ndryshojnë, por gjuha dhe flamuri mbesin të përjetshme.
Të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, urime Dita e Flamurit!”, ka shkruar Basha.